Do ndodhë para liderëve të BE-së, Berisha konfirmon datën e protestës së radhës

18 November 2022, 14:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do ndodhë para liderëve të BE-së, Berisha konfirmon
Berisha dhe Noka

Opozita do të mbajë një protestë më 6 Dhjetor, pikërisht ditën kur në Tiranë do të mbahet Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.

Lajmin e ka bërë me dije lideri demokrat Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së. Ai deklaroi se është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane.

Berisha shtoi më tej se protesta e PD-së synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta.

"Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit.

Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit. Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama. Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë. Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta. Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëkëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër. Unë këtë propozim kisha sot." tha Berisha.


Video