Do ketë zgjedhje në Bashkinë e Tiranës? Ja çfarë thotë Edi Rama

4 Korrik 2025, 10:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë  një tufë me trëndafila të kuq për 61 vjetorin e lindjes.

Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë.

Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.

Shumica e deputetëve aktual ishin dje në sallën e parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës.

Burime nga kjo mbledhje tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama.

Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë gjykata e lartë për apelin e kërkuar nga Erion Veliaj.

Rama dje në takimin e drejtorët e bashkisë, kërkoi  bashkim forcash mes tyre dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe punë e zbritur në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve./ Top Channel


Video