Pas ‘furtunës’ në Vlorë, Rama takim me deputetët e Tiranës dhe përfaqësuesit e bashkisë së kryeqytetit

3 July 2025, 18:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas ‘furtunës’ në Vlorë, Rama takim me deputetët
Edi Rama duke hyre ne mbledhje ne nje hotel prane qendres se Tiranes

Kryeministri Edi Rama, po zhvillon pasditen e sotme një takim me deputetët e qarkut Tiranë, por dhe me drejtuesit e Bashkisë së Tiranës.

Në këtë takim që po zhvillohet në një hotel pranë qendrës, janë ligjvënësit e rinj socialistë të qarkut Tiranë, si dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani.


Detajet e diskutimit të kësaj mbledhjeje ende nuk janë të ditura, por pritet një analizë e punës së pushtetit vendor, teksa kryetari aktual i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ky takim vjen pasi Rama, ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve në bashkinë e Vlorës dhe drejtuesve të degës së Partisë Socialiste.

Mësohet se kryeministri ka qenë paraditen e sotme në Bashkinë e Vlorës, i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ende nuk dihet nëse ky vendim i tij lidhet me problematikat e qytetit bregdetar me ujin e pijshëm apo zjarrit në fushën e mbetjeve, një fenomen i përsëritur vit pas viti dhe që ka pasur impakt te sezoni turistik.


Video