Dje denoncoi portofolin e vjedhur, Folësi i Berishës: O drogaxhinj, sapo më mori në telefon Policia...

9 July 2022, 14:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dje denoncoi portofolin e vjedhur, Folësi i Berishës: O drogaxhinj,
Kreshnik Osmani

Kreshnik Osmani, një prej folësve të Sali Berishës në protestën e 7 korrikut, denoncoi menjëherë pas përfundimit të saj, se i kishin vjedhur portofolin.

Një ditë më pas, ai thotë se Policia e ka marrë në telefon për t’i thënë se portofolin e kanë dorëzuar dhe kjo tregon se demokratët s’janë hajdutë.  

“Policia e Shtetit sapo më telefonoi dhe më tregoi se portofoli im është tashmë në posedimin e tyre dhe më kërkuan të shkoj dhe ta marr. Qytetarët opozitarë që e kanë gjetur e kanë dorëzuar në Polici. 

Të gjithë drogaxhinjtë port-haliste kalemxhinj, që kanë dashur të bëjnë pis festivalin e demokarcisë një natë më parë, duke ironizuar se populli opozitar vjedhin njëri-tjetrin, tashmë duhet të kafshojnë gishtërinjtë me të cilat shkruajnë në tastierë sepse ata qe e kane gjetur e kane dorezuar ne Polici! 

Nje popull qe nuk e mban ne xhep dicka qe nuk eshte e tij, ne keto kohera sketerre qe jetojme, eshte plotesisht i gatshem per lirine.

Faleminderit qytetarit, Faleminderit Policisë së Shtetit”, shkruan ai!


Video