Ditë e vështirë për familjen Berisha, Shkëlzeni thirret sot në GJKKO për të dëshmuar për Gërdecin

27 December 2023, 08:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ditë e vështirë për familjen Berisha, Shkëlzeni thirret
Shkëlzen dhe Sali Berisha

Në Gjykatën e Posaçme sot zhvillohen dy seanca, ajo për Sali Berishën, si edhe për të birin Shkëlzenin. Babë e bir janë në ‘dorë’ të gjyqtares Irena Gjoka, e cila do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për masë shtrënguese për Berishën.

Po ashtu, në orën 09:00 do të jetë seanca gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. GJKKO ka thirrur të dëshmojë Shkëlzen Berisha lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Dosja po gjykohet nga Irena Gjoka.

Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit. Të dyja çështjet janë në dorë të gjyqtares Irena Gjoka.


Video