Festa e Krishtlindjes, Rama: Ju uroj bekime dhe festa të bardha!

24 December 2023, 19:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e Krishtlindjes, Rama: Ju uroj bekime dhe festa të bardha!
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka uruar Krishtlindjet duke postuar një foto të një tabloje të lindjes së Krishtit për të cilën thotë se është e rrallë dhe se është pikturuar në atelienë e Çetirëve.

Rama shkruan se tabloja shpreh dashurinë e Perëndisë ndaj njerëzit, ndërsa ka uruar besimtarët për këtë festë.

“Ju uroj bekime dhe festa të bardha”, shkruan kryeministri.

Me këtë tablo të rrallë të lindjes së Krishtit, pikturuar në atelienë e Çetirëve, si simbol i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, ju uroj bekime dhe festa të bardha.

 


Video