SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit

22 December 2023, 11:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit
Sali Berisha, Jamarbër Malltezi

SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, person nën hetim për dosjen "Partizani". Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimim e Apelit, që zbuti masën e sigurisë "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha.

Burime pranë SPAK konfirmuan se rekursi është depozituar në Gjykatën e Lartë.

Pak më parë Jamarbër Malltezit i është rrëzuar kërkesa për kthimin e celularit që iu sekuestrua në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të dosjes “Partizani”.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la të pa ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë duke mos i liruar nga sekuestroja.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kishte kërkuar kthimin e celularit, kompjuterëve dhe të disa materialeve të tjera që u sekuestruan më herët me urdhër të SPAK.

Aktualisht Malltezi po hetohet në masën e sigurisë "arrest në shtëpi".


Video