Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhej me sulmin e rëndë të një 24-vjeçari në Universitetin Charles në Pragë, i cili vrau 15 persona dhe plagosi rreth 30 të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe thekson se Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë.
“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave", shkruan Rama.
The horrible attack at Charles University in Prague has shocked us all. My condolences go to the families of the victims. Albania strongly condemns the deadly violence and stands by its Czech friends in this difficult time????????????
— Edi Rama (@ediramaal) December 21, 2023