Dashamir Shehu largohet nga kreu i “Aleancës për Ndryshim”, ja kush e merr POSTIN e kryetarit!

3 April 2024, 10:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dashamir Shehu largohet nga kreu i “Aleancës për
Dashamir Shehi/ Agron Duka

Grupi Parlamentar, “Aleanca per Ndryshim”, që drejtohej nga Dashamir Shehi, ndryshon përsëri kryetar grupi.

Këtë pozicion e ka marrë Agron Duka, kryetar u PAA-së, më herët ky grup parlamentar drejtohej nga Fatmir Mediu.

Aleatët kanë rënë dakord që në fillim të sesionit parlamnetar ne vitin 2021, qe ky grup parlamnetar që do drejtohej nga kryetarët e partive të vogla, përkatësisht për secilin vit; Fatmir Mediu, pasoi me Dashamir Shehun, me pas Agron Duka dhe Vangjel Dule.

Arsyeja e ndryshimit të Kryetarit të Grupit Parlamentar, lidhet edhe me qëndrimet e Dashamir Shehit, i cili nuk merr pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së, nuk është pjesë e Federatës së Opozitës së Bashkuar.

Dashamir Shehi duke mbajtur qëndrimet e tij në mbledhjet e institucioneve të Kuvendit të Shqipërisë (Konferenca e Kryetarëve etj) ka dalë edhe kundër linjës së PD-së së Rithemelimit.

Nisur nga këto arsye, ka pasur një dakordësi mes palëve, që Dashamir Shehi të dorëhiqej dhe vendin e tij ta merrte Agron Duka.


Video