Çregjistrimi i Bashës si kryetar i PD, shtyhet më 30 prill seanca në Gjykatën e Tiranës

2 Prill 2024, 12:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Basha

U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, për  çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.

Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD më datë 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.

Video