Darkë në Pallatin Élysée, Rama me bashkëshorten takohen me çiftin Macron (FOTO-VIDEO)

10 November 2023, 19:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Darkë në Pallatin Élysée, Rama me bashkëshorten
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Emmanuel Macron me bashkëshortet e tyre, Linda Rama dhe Brigitte Macron

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Pak çaste më parë, kryeministri shqiptar, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama kanë mbërritur në Pallatin Élysée ku do të jenë pjesë e darkës së organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Çifti kryeministror ka realizuar edhe një fotografi të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte Macron.

Rama ka deklaruar më herët se gjatë Forumit të Paqes do të paraqesë një plan për ndalimin e luftës në Gaza.



Video