Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

31 October 2023, 20:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se duhet të ndodhë shtensionimi i raporteve qeveritare mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

Bushati ka thënë ndët të tjera se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, ndërsa Kosova duhet ta shohë Shqipërinë si derë të parë për të trokitur.

“Ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës. Fakti që them, do të thotë se ka vend për përmirësim në këtë pikë. Sikundër që Kosova duhet ta shohë Tiranën, Shqipërinë, si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo për të marrë një ide. As e para e as e dyta nuk ka ndodhur”, tha Bushati gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës.


Video