“Burrë apo grua, çfarë është?” Rama për Malumën: Mendova se është epitet për ndonjë ministër

15 March 2022, 13:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Burrë apo grua, çfarë është?” Rama
Rama për Malumën: Mendova se është epitet për ndonjë ministër

Në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e bizneseve të vegjël, kryeministri Edi Rama, ka risjellë në vëmendje sërish koncertin e këngëtarit Maluma një ditë më parë në Kryeqytet.

Rama ka thënë se nuk është bërë asnjë investim në lidhje me ardhjen e tij këtu. Kreu i qeverisë ndër të tjera është shprehur se ai k menduar mos është epitet për ndonjë ministër, pasi nuk e ka njohur më parë kush ishte Maluma.

"Më parë po ja kaloj fjalën Lalit për Malumën, që unë deri dje nuk e dija kush ishte , mendoja mos ishte ndonjë epitet i ngjitur ndonjë ministri, burrë apo grua çfarë është. Turp është të protestosh apo turp është të bësh koncertin e Malumës nëse mendohet nëse e kemi bërë ne ose jo. Në atë koncert nuk kemi paguar asnjë qindarkë.

U bë kjo punë që nuk "May Bach  se ta vënë atë. Mua më vunë abazhurin, që e kanë sjellë italianët, por s’kam c’të bë. Ai abazhuri ka qenë aty dhe mbi kokën e kryeministrave të tjerë, tani dollisë unë e kam blerë dhe më kanë hutuar sheikët e Dubait dhe dua ta bëj tavanin si sheikët atje”, ka thënë ai.

 


Video