Pse Basha, Rama, Meta dhe Kryemadhi nuk shkelën në Elbasan për Ditën e Verës?

15 March 2022, 10:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pse Basha, Rama, Meta dhe Kryemadhi nuk shkelën në Elbasan për
Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha

Sali Berisha ditën e djeshme  ishte me qytetarët e Elbasanit për të uruar Ditën e Verës, me fjalët e Faik Konicës, si "Hirushen e festave tona kombëtare", tha ish-kryeministri tha se mesazhi më i mirë është bashkimi i demokratëve dhe idealeve të tyre të lirisë.

“Është një rast për të uruar sot qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë Gëzuar Ditën e Verës, Hirushen e festave tona kombëtare siç do ta quante Faik Konica. Uroj qytetarët e Elbasanit në veçanti, të cilët kanë meritën e madhe se mbajtën gjallë më shumë se të tjerët këtë festë të mrekullueshme dhe sot Elbasani me të drejtë konsiderohet ng açdo shqiptar, kryeqyteti i festës. Festa e Ditës së Verës është festë e shndërrimeve të mëdha, e lulëzimit, e shpërthimit të burimeve, e çeljes së gjithçkaje të mirë", tha Berisha ditën e djeshme nga Elbasan.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa e drejtuesve të lartë të shtetit dhe opozitës, presidenti Meta, kryeministri Rama, kryetari i PD Basha dhe kryetarja e LSI Kryemadhi. Qyteti i Elbasanit ditën e djeshme gëlonte nga qytetarët të cilët ishin të gëzuar për ardhjen e kësaj dite. 

Duket se protestat dhe situata politike brenda PD, i ka bërë liderat politikë të largohen nga festat kombëtare dhe i ka "izoluar" në zyrat e tyre. Liderat politikë e patën aq të vështirë sa edhe një status në rrjetet e tyre sociale nuk e shkruan përveç kryeministrit Rama, i cili kishte shkruar "dy fjalë".

Kujtojmë se vitin e kaluar "Dita e Verës" u kthye në arenë boksi ku militantët e PD dhe PS, u përplasën me grushta me njëri tjetrin. Ishte viti i zgjedhjeve dhe politikanët e shfrytëzuan për të trguar forcën e tyre elektorale./VOXNews.al


Video