
Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Shqipëria është një nga aleatet më të mira të BE.
Gjatë fjalës së tij ai ka përshëndetur rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe “grushtin” e fortë që i dha Rusisë lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.
“Shqipëria është një nga aleatët më të mirë për BE-në. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Shqipërinë, për punën e saj si anëtare e këshillit të sigurisë së OKB. Shqipëria është edhe anëtare e NATO-s, ju jam shumë mirënjohës në misionet tona për mbrojtjes dhe misionet ndërkombëtare në botë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në dezinformomi, sulmet kibernetike për të rritur sigurinë në rajon”, u shpreh ai.