Berisha thotë se Rama, me qëndrimet ndaj Greqisë, po ua vështirëson jetën 1 milionë emigrantëve shqiptarë aty

24 March 2024, 19:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha thotë se Rama, me qëndrimet ndaj Greqisë, po ua
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se çështja "Beleri" është para së gjithash "çështje shqiptare", teksa akuzon Edi Ramën se me qëndrimet ndaj shtetit grek, po ia vështirëson jetën emigrantëve shqiptarë që jetojnë aty.

Sipas Berishës, Rama duke shkatërruar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, po "ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë" në vendin fqinj.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Edi Rama përdor drejtësinë tërësisht në interesat e tij personale, shkatërron marrëdhëniet me një vend fqinj në të cilin jetojnë rreth 1 mln shqiptarë, të integruar që kanë ndërtuar jetën dhe ëndërrën e tyre.

Tani për shkak të qëndrimeve të tij ç’njerëzore, antikushtetuese, antieuropiane ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë.

Miqtë e mi!

Edhe njëherë ju theksoj, çështja Beleri është para së gjithash çështje e shqiptarëve, sepse këtu nuk respektohen parimet universale të të drejtave të njeriut.


Video