Mediat greke në delir: Pas Belerit, Rama arrestoi Goron që të kandidojë Tavon!

24 Mars 2024, 19:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Artikulli në mediat greke

Mediat greke shkruajnë se në Shqipëri, kryeministri Edi Rama është ai që arreston dhe liron nga burgu kë të dojë, sidomos kur bëhet fjalë për Himarën.

Dhe nuk bëhet fjalë për media joserioze, por për agjencinë shtetërore greke të lajmeve ERT.

Sipas një kronike të ERT dhe të shpërndarë në gazetat e tjera greke, Edi Rama pasi arrestoi Fredi Belerin, urdhëroi edhe arrestimin e Jorgo Goros, kryetarit socialist të Himarës, me qëllim që të vendosë atë që dëshiron vetë.

"Jo koincidencialisht", shkruan media greke, arrestimi i Goros erdhi 9 ditë pasi Rama emëroi në prefekt të Vlorës, Vangjel Tavon. Sipas tyre, Tavo do të jetë kandidati i Ramës për Bashkinë e Himarës.

Në lajmet greke nuk përmendet fare arsyeja e arrestimit të Goros nga SPAK për falsifikimin me pronat në bregdet. Teoria se Vangjel Tavo do të kandidojë për Bashkinë e Himarës ka qarkulluar edhe më parë po në mediat greke, ndërsa Rama i ka hedhur poshtë aludimet.

Tavo është pjesë e minoritetit grek të Gjirokastrës dhe ka mbajtur që herët poste të ndryshme.

Video