Berisha thotë se nesër do zbulojë të vërtetën pse u shpall non-grata nga Britania: E kam ankimuar

16 July 2023, 20:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha thotë se nesër do zbulojë të vërtetën pse
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron një konferencë për mediat ditën e nesërme, ku pretendon se do të zbulojë të vërtetat e shpalljes së tij non-grata nga Britania e Madhe.

“E vërteta e non-gratas së Sali Berishës”, thuhet në njoftimin e postuar prej tij në rrjetet sociale, ku njoftohet se do të shtjellohen “teza” pse ai është shpallur non-grata nga Britania dhe animimi që ka bërë ndaj vendimit të “Home Office”.

Sipas Berishës në shpalljen non-grata të tij është përfshirë “korrupsioni transnacional i zyrtarve” me qëllim për të shkatërruar opozitën.

Berisha u shpall non-grata familjarisht nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe për korrupsion masiv dhe pengim të drejtësisë.

Berisha thotë se nesër do zbulojë të vërtetën pse


Video