Rama propozon 12 ambasadorë të rinj, mes tyre dhe ai në Kosovë e Serbi (LISTA)

16 July 2023, 17:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama propozon 12 ambasadorë të rinj, mes tyre dhe ai në
Ministria e Jashtme shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat për 12 ambasadorë të rinj, nga Kosova, në Serbi e deri në Kuvajt.

Diplomatëve aktualë në shumë shtete u ka mbarruar mandati madje disa e kanë tejkaluar me mbi dy vjet.

Mes emrave të rinj të propozuar nga Rama, bie në sy ai i aktorit Petrit Malaj, i cili është propozuar ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Shqipëria duket se do të ndërrojë edhe ambasadorin në Beograd, ku është propozuar diplomati i karrierës, Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer më parë në Izrael.

Shqyrtimi i emrave të ambasadorëve të rinj do të nisë që prej ditës së martë.

12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë:

Artur Kuko

Albana Dautllari

Genc Pecani

Oljan Kanushi

Mimoza Halimi

Sokol Dedja

Inid Milo

Entela Gjika

Ilir Hysa

Arten Hanku

Enkeleda Mërkuri

Bukurie Gjonbalaj

Saimir Bala

Qiriako Qirko


Video