Një shkrim i publikuar nga “BIRN” një ditë më parë, dhe i sponsorizuar në rrjetet sociale si investigim, drejton gishtin nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si propozuesi i inceneratorit të Tiranës. Shkrimi në fakt që në titull thotë se është SPAK që e quan Veliajn ideator, sipas dosjes për Arben Ahmetajn.
Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Habjon Hasani, i cili thotë se është krejt e pamundur që Veliaj të jetë propozuesi i inceneratorit të Tiranës.
Gazetari rendit disa arsye dhe ndër të tjera thekson se propozimi për inceneratorin është bërë nga vetë kompania private dhe është i bazuar në dy ligje për mbetjet të vitit 2013, që janë në mbikëqyrje të dy ministrive, asaj të Zhvillimit dhe Ekonomisë dhe asaj të Mjedisit.
Komenti i plotë i gazetarit Habjon Hasani:
Veliaj sapo ka demontuar shkrimin e BIRN i cili e akuzonte se ai kishte propozuar i pari menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet termovalizatorëve.
Disa piketa:
a) Propozimi i Veliajt i vitit 2016 është në fakt një studim i përbashket lokal i Bashkisë së Tiranës dhe IFC-së i bërë në kohën e Lulzim Bashës dhe që përfshinte vetëm landfillimin/kapsulimin dhe jo termovalizatorët, ndërsa kostoja e këtij projekti ishte 37 euro/ton.
Ref: https://www.oranews.tv/perplasja-live-basha-hajdut-qe-po...
b) Propozimi i pakërkuar PPP nga firma "Integrated" bazohet në ligjin e Partneritetit Publik-Privat dhe në ndryshimet e ligjit për menaxhimin e mbetjeve në 2013-en, pra bazohet në dy ligje me efekte në nivel kombëtar dhe jo lokal, PPP që është ligj që mbikëqyrej nga ministria e Zhvillimit dhe Ekonomisë dhe ligji për menaxhimin e mbetjeve që mbikëqyret nga Ministria e Mjedisit.
c) Pretendimi se Veliaj është iniciatori i projektit, perveçse eshte ngaterrese me studimin e IFC dhe Bashës, ka dy probleme logjike:
c/1: Si mundet të jetë Veliaj propozuesi kur bëhet fjalë për një propozim të pakerkuar nga privati bazuar në ligjin PPP. Privati merr dhe bonus madje për idenë e biznesit.
Si mundej Veliaj të propozonte një biznes privat duke patur tagër shtetëror? Si ndodh kjo? Kaq budalla e dini Lalin ju?
c/2: Si mundet që Veliaj të akuzohet për një projekt të kopsitur nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha për landfillimin e ta lidhësh këtë me incenerimin?
Se sipas kësaj logjike i bie që koka e inceneratoreve na del Luli me projektin 37 euro/ton vetëm për kapsulim