Ahmetaj kërcënon Ramën: Ose do të bjerë kokat e mbretit, ose reforma në drejtësi dështoi

14 July 2023, 12:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ahmetaj kërcënon Ramën: Ose do të bjerë kokat e
Fotomontazh

Letra e Arben Ahmetajt përmbante disa mesazhe të drejtpërdrejta dhe disa të tjerë të nënkuptuar.

Interpretimin e saktë të mesazheve të nënkuptuara e di vetëm Arben Ahmetaj, por mes rreshtave ka një paragraf në mesazhin e tij që logjikisht të adreson te Edi Rama dhe reforma në drejtësi.

Ahmetaj shkruan: Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.

E risjellë nga Ahmetaj në këtë situatë dhe për më tepër para se Kuvendi të votonte për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e SPAK për arrestimin e tij, kjo shprehje e urtë franceze merr një tjetër kuptim në realitetin shqiptar.

Shqipëria nuk ka mbret të trashëguar, por si republikë parlamentare mbreti i dalë nga zgjedhjet prej 2013-ës është Edi Rama dhe ndaj Ramës është adresuar pjesa e parë e mesazhit kërcënues të Arben Ahmetajt, ku thotë për zgjidhjen e parë që është në tavolinë ‘rënien e kokës së Mbretit’. Figurativisht, mesazhi nënkupton rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Por, kërcënimi shkon edhe për reformën në drejtësi, që në mesazhin e koduar të Ahmetajt përkufizohet si revolucion. Ahmetaj e kushtëzon kërcënimin e dytë me të parin. ‘Ose do të bjerë koka e mbretit, nënkupto këtu e Ramës, ose do të pranohet që reforma në drejtësi ka dështuar’.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video