
Kryeministri Edi Rama u rikthye në sallën e Kuvendit, pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës.
Ai u fotografua duke shkëmbyer disa mendime me Elisa Spiropalin, e cila diçka i shpjegonte me dorë.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme kërkesën e SPAK-ut që të arrestojë deputetin Arben Ahmetaj.
Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, deputetët autorizuan SPAK-un që të ushtrojë edhe kontroll në banesën e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.
Deputetët të cilët abstenuan ishin Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, të gjithë deputetët e tjerë që ishin të pranishëm votuan pro.
Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i fundit vijon ta mbajë mandatin e deputetit.
Ahmetajt mund t’i hiqet mandati në rastin e vendimit të formës së prerë nga gjykata ose nëse ai jep dorëheqje.