Berisha: Portalet luajnë një rol të veçantë, ndërsa mediat e mëdha ndjekin politikat editoriale të Ramës

5 Shkurt 2025, 12:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Berisha u ndal sot edhe te roli i portaleve në informim.

Ai tha se ato kanë një të veçantë, ndërsa mediat e mëdha ndjekin politikat editoriale të Ramës.

"Nuk mund të mohoj që mediat e mëdha censurojnë, ato marrim politika editoriale nga zyra e Edi Ramës. Por jo vetëm politika, por edhe lista se, cilin person duhet të ftojnë në studio dhe cilin jo. Cilin duhet të ftojnë dhe denigrojnë në studio. Ky është transformim i medias, në armë të qeverisë. Këto janë të vërteta. Siç e shihni një rol të veçantë po luajnë edhe portalet, por edhe podcastet. Mos gjykoni nga podcasti mërzia i Edi Ramës, se nëse ai është podcasti neveria ka të tjerë podcaste të pavarur që tregojnë talentin e tyre dhe po ecin dhe unë bëj vlerësimin", tha Berisha.

Video