Tedi Blushi në selinë e PD, takim me Flamur Nokën! (Zbardhen TEMAT e diskutimit)

4 Shkurt 2025, 12:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tedi Blushi/ Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shkuar këtë mëngjes në selinë e Partisë Demokratike.

Blushi është duke zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Po ashtu mësohet se temë e diskutimit mes tyre është protesta e së shtunës, por edhe zgjedhjet e 11 majit për të vijuar negociatat për koalicionin.

Ky takim vjen në një kohë kur lideri i PD, Sali Berisha, vijon vizitën e tij në Gjermani ku mori pjesë në kongresin e CDU.

Nga ana tjetër lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në qeli prej më shumë se 100 ditësh.

Ky i fundit konfirmoi garimin për zgjedhjet e 11 majit dhe premtoi se do jetë deputeti më i votuar. 

Video