Vazhdon “hemorragjia” tek Partia e Lirisë, PS i “rrëmben” një tjetër zyrtar të lartë!

4 Shkurt 2025, 11:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-nënkryetari i Formut Rinor të ish-LSI-së dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani

Partia e Lirisë duket se po përjeton ditë të vështira, teksa një tjetër figurë e rëndësishme e saj ka braktisur anijen e mbytur të Ilir Metës për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

Pas largimit të bujshëm të Endrit Braimllarit, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të ish-LSI-së dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani, ai që ka bërë hapin e madh.

Pojani është emëruar Administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj.

Me një mesazh të fortë në rrjetet sociale, Pojani ka bërë të qartë se angazhimi i tij i ri është një shans për të kontribuar në shërbim të qytetarëve, duke falënderuar personalisht kryebashkiakun Veliaj për besimin.

Reagimi i Klevi Pojanit:

Sot nis një sfidë e re me detyrën si Administrator i Njësisë Administrative Nr.8 Bashkia Tiranë!

Me dëshirën për ti shërbyer me përgjegjësi çdo qytetari dhe për të qëndruar gjithmonë një derë e hapur ndaj çdo kujt që dëshiron të shprehi shqetësimet e tij, besoj se do ja dalim të jemi gjithmonë prezent për të gjetur zgjidhje e për të ofruar ndihmë!

Falenderoj Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për besimin!

Ky qytet që ka ndryshuar  kaq shumë dita-ditës vrapon e është kthyer jo vetëm në kryeqytetin e shqiptarëve por në kryeqytetin e gjithë Ballkanit!

Pranë njerëzve dhe në lagjen ku u linda dhe u rrita, në lagjen simbol të Tiranës tonë të dashur,” ka shkruar ai, duke e cilësuar Tiranën si “kryeqytetin e gjithë Ballkanit.

Video