
Mazhoranca vendosi në seancën plenare të së enjtes të mos dërgonte në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, pas kërkesës së bërë nga grupi parlamentar i Parisë Demokratike.
Por, mes 61 votave kundër dërgimit të mandatit të Sinajt në Kushtetuese, ishte edhe ajo e demokratit Bujar Leskaj, i cili ndryshe nga kolegët që bojkotuan, vendosi të bashkojë votat me mazhorancën.
“Në mendimin tim është një çështje me shkallë të ulët materialiteti, pra çështje që nuk mund të cënojë mandatin e një deputeti cilësdo forcë politike që të përfaqësojë”- i tha Leskaj BIRN-it duke argumentuar qëndrimin e tij.
Por, ai hodhi edhe dyshime mbi kërkesën e demokratëve për mandatin e Sinajt, pasi në momentin e votimit asnjë prej tyre nuk qëndroi që të votonte pro.
Bujar Leskaj ishte i vetmi që qëndroi deri në fund duke votuar edhe kundër zgjatjes së ligjit për investimet strategjike, që u miratua me 73 votat e opozitës.
Kjo nuk është hera e parë që Leskaj del kundër PD-së, pasi pak ditë më parë kundërshtoi urdhrin e Sali Berishës për kryetarët e degëve, që duhet të dorëhiqen për të marrë pjesë në primare./Birn