A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Deputetja Monika Kryemadhi nuk do te paraqitet në SPAK këtë të hënë për shkak se nuk ndodhet në Shqipëri, por në SHBA.
Sipas vendimit të gjykatës ajo do duhej të paraqitej të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00.
Leja për të mos u paraqitur këtë të hënë, në orarin e përcaktuar është miratuar nga prokurori i çështjes.
Ditën e sotme nuk do paraqitet në SPAK as ish kryeministri Sali Berisha, pasi ndodhet në Gjermani. Ky i fundit mori leje në SPAK, kërkesë qe u miratua nga dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.