"PS është si dielli që i rrotullohen të gjithë planetet"/ Të dashur shok dhe shoqe, ky është Kuvendi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste!

1 February 2025, 17:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"PS është si dielli që i rrotullohen të gjithë
Të rinj socialistë

Në një atmosferë që rivalizon entuziazmin e epokës së artë të retorikës, të rinjtë socialistë u shfaqën në Kuvendin Kombëtar të Partisë Socialiste me një zell që do t’ua kishte bërë zili edhe më të përkushtuarve të rinj të Partisë së Punës gjatë periudhës së komunizmit.

Fjalimet e të rinjve ishin të mbushura me lavdërime për arritjet e partisë dhe udhëheqësit e saj, duke premtuar se do të punojnë pa u lodhur për të çuar përpara vizionin socialist në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

“Në trurin tim, PS-ja funksionon si një orbitë, si një sistem diellor, si dielli që ka gravitetin dhe sjell planetet. Dhe ne sillemi rreth diellit me gravitet”, tha një prej të rinjve.

Disa prej tyre madje propozuan që portretet e udhëheqësve aktualë të vendosen në çdo institucion publik, në mënyrë që qytetarët të frymëzohen nga shembulli i tyre i ndritur.

“Të dashur shokë dhe shoqe të Partisë Socialiste, ne jemi petalet më të bukura të trëndafilit socialist”, u shpreh një i ri tjetër.


©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video