Me rikthimin në politikën aktive, ku duket se synimin e ka rimarrjen e postit të kryetarit të PD-së, Lulzim basha duket se po ashpërson ditë pas dite me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë një takimi në Shkodër me të rinjtë, Basha u pyet se përse u rikthye në politikë aktive pas më shumë se një viti mungesë. Ai tha se dorëheqja e tij erdhi në një situatë të pazakontë për PD-në dhe këtë veprim e bëri me qëllim që të kishte reflektim nga Sali Berisha, që e quan shkaktarin e përçarjes së PD-së. Basha tha se nga ana e Berishës nuk pati asnjë reflektim dhe këtë e provon më së miri humbja e 14 majit.
“Nuk jam shkëputur sepse doja të shkëputesha. Vendimin e para një viti e kam marrë në një situatë të veçantë. Situata ka qenë kur brenda familjes nisi një luftë e padrejtë për interesa personale por që dëmtonte. Në momentin e kësaj situate, ajo që kam bërë është kam marrë vendimin për t’u tërhequr që kjo luftë të mos vazhdonte dhe t’i jepja shans një pajtimit brenda radhëve tona, sepse do përfitonte kundërshtari ynë. Ata që humbin ishin jo vetëm demokratët, por gjithë shqiptarët, një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshi. Ca ndodhi? Prej një viti gjërat kanë shkuar më keq, kisha pas një fije shpresë për reflektim, që të tërhiqej edhe ai, por gjërat shkuan keq e më keq. Ja ku jemi sot, skam asnjë pishman që kam marrë atë vendim para një viti, sepse mendoj që një nga detyrimet kryesore, sprova është që kur vijnë momente të tilla të sakrifikojnë veten apo të atyre që udhëheqin. Vendimin e kam marrë në atë momente për të mos i shërbyer ndarjes së demokratëve, për të kërkuar reflektim, nuk ka ndodhur, gjërat janë më keq, 14 maji është prova. Në momentin e tërheqjes e kam bërë të qartë, nuk heq dorë nga përgjegjësia që kam për qytetarët. Momenti i 14 majit tregon që ajo kishim shpresuar, në këtë moment për mua do ishte e papranueshme, do ishte e pafalshme nëse s’do i qëndroja fjalës që i kam dhënë shumë miqve të PD që s’do i iki përgjegjësive të mia”, tha Basha.
Ish-kreu i PD-së u shpreh se ai ishte i detyruar të merrte vendimin për përjashtimin e Berishës që solli pastaj përçarjen brenda PD-së. Basha u shpreh se për shkak të Non Gratës së Berishës, ai u detyrua të merrte këtë përgjegjësi për të, pasi ky i fundit refuzoi ta merrte dhe refuzoi të reflektonte. Sipas Bashës, nëse ai do t’i kthehej Berishës me të njëjtën gjuhë, nuk do sillte asnjë dobi në PD përveçse përçarjes.
“Më pyesin shpesh: Pse nuk i je përveshur siç të është përveshur. E para sepse, kush do përfitonte nga kjo. Dua t’iu heq çdo dilemë. Nuk kam heshtur se s’kam çfarë them për sulmet etj. Kam heshtur se kam qenë i vetëdijshëm që hidh baltë njëri dhe tjetri kjo do të thellonte ndarjet mes demokratëve. Koha dhe e vërteta janë të lidhura me njëra-tjetrën. Koha e ka nxjerrë të vërtetën për të. Se kam pasur fare të lehtë të hesht. Por e dyta, se me këtë kulturë politike kemi vite. Njerëzit janë të neveritur nga kjo gjuhë politike. Sulmet, shpifjet dhe denigrime që i kam dëgjuar nga Rama tani i dëgjoj nga goja e dikujt që e kam pasur për 9 vite krah. Papritur filloi të riciklonte të njëjtat kundër meje. Pse? Sepse më 9 shtator unë duhet të merrja një vendim të vështirë por të domosdoshëm. Ai vendim na kanë ndarë. Ky vendim bazohet nga një vendim kokëfortë. Kjo është sprova e lidershipit. Sepse lider mbetet lider edhe kur s’është më. Apo edhe nëse beson që ajo gjëja është e padrejtë. Ky vendim nuk u mor në emrin tuaj, në emër të demokratëve. Kjo na kanë ndarë pastaj pjesa tjetër është pasojë. T’i shkoja nga mbrapa fushatës së baltës këtë se bëj dhe nuk e kam bërë. Kjo është kultura e mbrapshtë, merren me njerëzit dhe jo çështjet.”- tha Basha.
I pyetur se çfarë do bëntë ndryshe në qëndrimin ndaj Sali Berishës, Basha tha se është penduar që i dha kohës Berishës që të reflektonte. Ish-kreu i demokratëve tha se duhej ta kishte larguar menjëherë nga grupi parlamentar i PD-së sapo u shpall non grata nga SHBA.
“S’do kisha humb kaq shumë kohë për tu përpjekur për ta bind që të merrte vendimin e duhur. E kam kuptuar sidomos gjatë këtij viti, ai s’ka pas mend ta bënte këtë. Ne vendosëm një standard, për Tom Doshin, Vangjush Dakon, për non grata e tjerë dhe në rastin kur ndodhi në shpinë tonë, unë nuk u nguta të thoja i njëjti standard, siç duhej të thoja. U ulëm dhe i thash nuk mundet që ky problem të marrë me vete PD, dhe reagimi i tij ishte që s’do marr PD në këtë proces, por bëri të kundërtën dh eja ku jemi, përtej harku kohor. Në shtator vendimi do ishte ai, ai ishte vendimi i drejtë për demokratët dhe PD, nuk mund të jetë PD nëse e humb aleancën me Perëndimin. S’mund të vijë në pushtet pa një aleancë me SHBA, Britaninë e Madhe,. Interesi personal nuk mund të kthehet në pengesë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët që duan ndryshimin”, tha Basha.