"Ditë më të mira do të vijnë"/ Basha shfaqet në Shkodër dhe bën thirrje për protesta: Pa mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të ...

27 May 2023, 19:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ditë më të mira do të vijnë"/ Basha shfaqet
Lulzim Basha

Lulzim Basha duket se e ka marrë seriozisht rikthimin në krye të Partisë Demokratike, edhe pse mbi 8 vite në krye të saj, nuk arritit dot ta sillte në pushtet.

Ai po zhvillon takime me grupe demokratësh dhe pasditen e kësaj të shtune është shfaqur në Shkodër, një bastion i të djathtës që në 32 vite demokraci e humbën për herë të parë më 14 maj.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se beson se do të vijnë ditë më të mira, por duhet punuar për to. 

“Shkodra kurrë nuk është përkul para arrogancës së pushtetit. Diktuarës dhe  as para arrogancës së pushteteve në tërësi. Kjo e bën sëmbimin edhe më të madh. Jam i bindur për ju, bashkë e juaj, qytetarët e Shkodrës, ata që s’janë banorë, por e shohin Shkodrën si një etalon. Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë  e ndje dhe se kam subjektive, ky lëndim është më i madh.

Pata një moment kur thash si i bëhet, me ardh në Shkodër pas 14 majit. Edhe kur lëndohesh, edhe kur të sëmbon diçka, nuk ka rrugë tjetër përveç të përballesh me lëndimin me shkakun e lëndimit. Pas kësaj nuk pata asnjë dilemë dhe mendova u bë një kohë e gjatë, pak më shumë se një vit që kur kam qenë në një takim të tillë në Shkodër dhe e dyta, padiskutim që unë besoj se ditë më të mira do të vijnë, por s’ka pse të presim për ditë më të mirë, por të punojmë për ditë më të mira." deklaroi Basha.

Ai shtoi më tej Basha u shpreh se gjëja e parë që duhet konstatuar është që rinia të nxitet të marrë pjesë në votime por edhe në procesin politik dhe të dalë në protesta.

"Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë.

Unë kam besim dhe shpresë që ky është vetëm fillimi i një reagimi rinor. Çfarë dinë ata që erdhën të kërkojnë votën këtu për dëshirat, ëndrrat dhe nevojat tuaja? Asgjë! Sepse janë të vjetër. Se u bë kohë që po merren vetëm me veten e tyre dhe me njëri tjetrin. Unë kam një plan si mund të përballem me këtë nga pikëpamja politike.

Se nga pikëpamja njerëzore e thashë. Por nga pikëpamja politike, gjëja e parë që duhet të konstatojmë është se rinia është e mërzitur dhe nuk merr pjesë në votime. Rinia duhet të marrë pjesë në procesin politik." u shpreh Basha.


Video