Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Kukës, ku ka çelur fushaën elektorale për kandiatin e koalicionit me Ilir Metën.
Berisha ka mbajtur edhe një fjalë me tone të forta, ku ka përdorur epitete që ngjasojnë me një thirrje për luftë më shumë sesa thirrje për protesta apo aksion opozitar.
Berisha e ka quajtur qeverisjen e Ramës si "pushtues të egër" dhe i ka bërë thirrje opozitarëve "të hidhen në betejë", për t'ia "dridhur tokën nën këmbë".
Pjesë nga fjala e Berishës në Kukës:
Asgjë në botë nuk vlen se sa e përpjekja e tij për liri. Asgjë në botë nuk ka lartësuar kombet se sa përpjekja e tij për liri. Kohë është sot për një përpjekje të re të fuqishme. Sa jemi ne në regjistër të numëruar nga armiku ynë, jemi 600 mijë. Jo të gjithë janë të gatshëm për betejë. Këtu është detyra jonë, misioni ynë. Të themi të vërtetën, asgjë nuk duhet të bëjmë ne, pa krijuar ndërgjegjen e vërtetë se duhet të ngrihemi ndaj këtij pushtuesi të egër, se duhet të flakim, ta tmerrojmë që të mos guxojë të prekë votë tonë.
Ndaj dhe thirrja ime për ju, për të gjithë opozitarët e Shqipërisë, të hidhemi në betejë, të bëjmë gjithçka kudo që jemi që ti dridhim tokën nën këmbë këtij pushtuesi të egër, i cili bazohet në grupe kriminale, bazohet në para droge, bazohet në keqësinë, në qëndrime antishqiptare.