Bardhi kërkesë Nikollës: Të diskutohet në seancën plenare dekretet për ndryshimet në qeveri

11 September 2023, 13:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi kërkesë Nikollës: Të diskutohet në seancën
Gazment Bardhi

Në një kohë kur sot Kuvendi do të miratojë dekretet me ndryshimet në qeveri, kryesuesi i grupit i PD-së, Gazment Bardhi kërkon debat në seancë.

Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Bardhi kërkon që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të diskutuar mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri. Po ashtu ai kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Bardhi kërkesë Nikollës: Të diskutohet në seancën

Seanca e Kuvendit është parashikuar që të nisë në orën 14:00, ndërsa ministrat e rinj pasi të dekretohen, do të betohen te presidenti Bajram Begaj.

Në rastet kur kemi pasur votime të dekreteve të ministrave, ka pasur vetëm votime dhe jo debate.

Ndaj mbetet për t’u parë nëse maxhoranca do të vazhdojë më këtë traditë, nëse do të kemi vetëm votim, apo dhe debate.


Video