Berisha: Kushtetuesja u shndërrua në NOTERE të Sokol Sadushit!

17 Tetor 2025, 13:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ndërsa komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i hapi rrugë Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas.

Berisha e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë. Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese vendoi të shkallmojë ligjet e saj.

Gjykata Kushtetuese vendos shkelmimin e ligjit të saj. Ajo bëhet noterë e një seri veprimesh, antikushtetuese, antiligjore të eksponentit më kryesor të mafies në drejtësinë shqiptare, me emrin Sokol Sadushi dhe presidentit antikushtetues. Sonila Bejtjas, gjykatëse e emëruar në 2020 me dekret të presidentit Meta, gjykata Kushtetuese vendosi që të shpallë ndërprerjen e mandatit të saj. Përcaktimi i Kushtetutës në nenin 125 pika 6, se përbërja e gjykatës Kushtetuese, përtërihet cdo 3 vjet me një të tretën e saj”, tha Berisha.


Video