“Tirana është shtëpia jonë që do t’ua lëmë fëmijëve”, Florjan Binaj, thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim (VIDEO)

16 Tetor 2025, 19:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Florjan Binaj

Florjan Binaj, kandidati i pavarur, i mbështetur nga opozita për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ka bërë një apel për qytetarët duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për kryeqytetin.

“Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime”, shkruan Binaj në rrjetet sociale, duke e përshkruar Tiranën jo thjesht si një qytet ku jetojmë, por si një shtëpi që do t’ia lëmë fëmijëve tanë.

Ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve.

“Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” theksoi ai.

Binaj i fton qytetarët të bashkohen me të në këtë rrugë ndryshimi, duke besuar se së bashku mund ta transformojnë Tiranën në një qytet më të mirë për të gjithë.

“Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën”, thekson Binaj në mesazhin e tij.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

 

 


Video