Begaj thirrje politikanëve: Jo konfrontim në Kuvend, punoni për të mirën e shqiptarëve

28 Nëntor 2023, 21:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ishte i pranishëm në pritjen zyrtare në Pallatin e Brigadave kuadër të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Begaj theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.

Ndërsa një thirrje e pati edhe për politikanët shqiptarë. Duke iu referuar skenave të dhunshme të deputetëve në Kuvend gjatë javëve të fundit, Begaj bëri thirrje që të punohet për të mirën e shqiptarëve dhe jo për konfrontim në Kuvend.

“Me reformën zgjedhore duhet të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Shqipëria nuk ndërtohet me indiferentizëm dhe pasivitet. Bëj thirrje për përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvend që kokëulur të punojnë për një Shqipëri që sundohet nga ligji.

Në jetën tuaj paralmentare të udhëhiqeni nga interesi kombëtar, nga respekti dhe jo mllefi dhe mbi të gjitha nga përgjegjësia mbi të ardhmen”, u shpreh presidenti Begaj.

Video