Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Po ashtu Begaj ka dekretuar shkarkimin e Elva Margaritit, pasi Ministria e Kulturës u shkri, për t’u bashkuar me Ministrinë e re që do të drejtohet nga Gonxhja.
Ervin Mete është shkarkuar dhe emëruar njëkohësisht në krye të Ministrisë së Financave, pasi Ekonomia gjithashtu iu bashkua Ministrisë së re.
Adea Pirdeni nuk është dekretuar ende nga presidenti Begaj në krye të një tjetër ministrie të re, bëhet fjalë për Ministrinë e Administratës Publike dhe Antikorrupsionit.