Ministri Balla publikon pamjet: 15 të arrestuar për dhunë seksuale ndaj të miturve dhe armëmbajtje pa leje

11 January 2024, 18:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri Balla publikon pamjet: 15 të arrestuar për dhunë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me dhunën seksuale ndaj të miturve.

Përmes një postimi në rrjetat sociale, Balla shkruan se falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” 15 persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Përgëzime Policisë së Shtetit për vendosjen para drejtësisë së pesë personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore dhe dhunë seksuale ndaj të miturve. Gjithashtu falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” 15 persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.


Video