Basha thirrje Ramës: Të nisë menjëherë puna në Komisionin e Reformës Zgjedhore

11 January 2024, 17:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha thirrje Ramës: Të nisë menjëherë puna në
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke kërkuar që të nisë menjëherë puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Basha tha gjatë një takimi me gazetarët se Rama nuk e do reformën zgjedhore dhe listat e hapura. Ai tha se vendet në këtë komision ku përfaqësohet edhe opozita janë të plotësuara, ndaj duhet të nisë menjëherë puna.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

PD ka shpalosur prioritet duke depozituar disa projektligje. Pas depozitimit të paketës tonë për reformën zgjedhore, kemi pasur premtime për mbledhjen e komisionit të reformës. Dje dëgjuam kryeministrin që iu rikthye lojës së vjetër me reformën. Ka një komision bipartizan për reformën. Opozita është e përfaqësuar plotësisht.

Ne mbetemi të hapur për plotësime rreth paketës tonë të propozimeve, por ne besojmë se paketa jonë adreson në mënyrë shteruese problemeve me reformën zgjedhore. Shqipëria një zonë vendore sjell barazinë e votës. Vota e emigrantëve është një propozim që i jep fund pengesave për të mundësuar votën e emigrantëve.

Thirrja ime në emër të PD është që të nisë menjëherë puna në komision e reformës zgjedhore. Nuk ka asnjë alibi, komisioni duhet të fillojë nga puna një orë e më parë. PS të lërë mënjanë çdo alibi dhe të mbledhë komisionin bipartizan për reformën zgjedhore.


Video