Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Çuçi: Kërkesa s’ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit

3 April 2024, 11:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Çuçi:

Është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve ku po diskutohet kërkesa e grupit parlamentar të PD-së për një interpelancë me Ramën pas akuzave ndaj vëllait të tij Olsi Rama në lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Blendi Çuçi, ka deklaruar se kërkesa e Gazment Bardhit nuk ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit

“Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë,  s’ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi. Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S’ka arsye të zgjatemi në këtë pikë”, deklaroi Çuçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

 


Video