Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk pranoni interpelancat? E keni kthyer në rregull…

27 June 2024, 11:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi debat me Nikollën: Pse nuk pranoni interpelancat? E keni kthyer
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në një debat me Lindita Nikollën pasi u refuzua kërkesa e Asllan Dogjanit për interpelancë me Ramën.

Bardhi akuzoi Nikollën se po shkel Kushtetutën dhe nuk lejojnë asnjë interpelancë të opozitës me kryeministrin.

Nga ana tjetër, ai tha se qeveria refuzon që t’i japë përgjigje opozitës për kërkesat e tyre, ndërsa shigjetoi ministrin e Financave Ervin Mete duke thënë se nuk vjen në Kuvend e është një anonim

Bardhi: Refuzoni çdo kërkesë për interpelancë të deputetëve të opozitës ndaj kryeministrit. Kjo është shkelje e kushtetutës, ju jeni aty për të respektuar kushtetutën. Jo për ti shërbyer Ramës, por për të garantuar respektimin e të drejtave të opozitës. Ju në mënyrë koherente refuzoni në mënyrë antikushtetuese çdo kërkesë të ligjshme për interpelancë të deputetëve të opozitës. Asnjë kërkese për informacion anëtarët e kabinetit nuk i përgjigjen duke i kthyer përgjigje për informacionet që kërkohen. Nuk e di kush është ministri i Financave, në aktivitet nuk e shohim, në seancë plenare nuk e shohim. I kërkojmë kërkesa për informacion, nuk kthen përgjigje. Kjo e ka burimin te sjellja juaj, duhet të jetë kryetari i Kuvendit që ndërhyn për të respektuar të drejtat e opozitës. Hiqni dorë nga sjellja provokuese ndaj deputetëve të opozitës. Nëse vazhdoni me këtë rrugë, do mbani përgjegjësi.

Nikolla: Përjashtimet që i bën rregullorja e Kuvendit s’mund t’i ktheni në rregull. Keni marrë përgjigje në bazë të Kushtetutës.


Video