Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kandidati i kolaicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar ditën e sotme në një intervistë në News24 se shteti i Baltimorës në SHBA e ka transportin publik falas.
Por, në fakt, kjo rezulton një mashtrim nga ana e kandidatit të Berishës dhe Metës dhe mjafton një kërkim i thjeshtë në Google për të mësuar se si është e vërteta.
Transporti publik në Baltimore nuk është falas, por një udhëtim me autobus kushton 2 dollarë, por nëse do të zgjedhësh që të udhëtosh gjithë ditën, çmime shkon në 4.6 dollarë. Çmimi për një biletë javore udhëtimi kushton 22 dollarë, ndërsa bileta mujore, ose siç e njohim ne aboneja mujore, kushton 77 dollarë.
