Alibeajt i tërhiqet nga gara edhe kandidati i Korçës bashkë me 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak

28 March 2023, 15:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alibeajt i tërhiqet nga gara edhe kandidati i Korçës
Gjergji Gjata

Duket se Enkelejd Alibeajt po i tërhiqen nga gara edhe ata pak kandidatë që kishte në disa bashki për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

I radhës që është tërhequr nga gara është kandidati për bashkinë e Korçës, mjeku gjinekolog Gjergji Gjata së bashku me 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak. Sipas një kouminikimi për mediat, arsyeja e dorëheqjes ka qenë mungesa e proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Komunikata

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçëë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.

(Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)


Video