Iku nga Rama, Endri Fuga i bashkohet skuadrës së Veliajt

27 March 2023, 17:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iku nga Rama, Endri Fuga i bashkohet skuadrës së Veliajt
Endri Fuga dhe Erion Veliaj

Ish-drejtori i Komunikimit të zyrës së kryeministrit, Endri Fuga dha dorëheqjen nga posti që mbante në fillim të këtij muaji, teksa në një komunikim të shkurtër bënte me dije se arsyeja e dorëheqjes ishte për shkak se do të fokusohej në fushatën për zgjedhjet vendore dhe postin ia kishte deleguar Manjola Hasës.

“Nga dita e sotme une do te perqendrohem ne fushaten zgjedhore te PS. Ndonese ligji nuk e pengon, nuk do te ishte e ndershme qe teksa angazhohem ne fushaten e nje partie politike te vazhdoja te drejtoja edhe Agjencine per Media dhe Informim, ndaj kam dhene doreheqjen nga kjo detyre.

Nderkohe qe bashke do te vazhdojme te komunikojme per te gjitha ceshtjet qe lidhen me fushaten dhe Partine Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbaje Manjola Hasa. Ju falenderoj per bashkëpunimin”, njoftonte Fuga.

Por, sot u mësua se angazhimi i tij në fushatë do të jetë vetëm për Tiranën, pasi ai i është bashkuar grupit të Erion Veliajt. Endri Fuga renditej i 6-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për këshillin bashkiak të Tiranës për zgjedhjet lokale të 14 Majit. 

Kujtojmë se më 18 shtator 2021, Rama njoftoi krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin ndërsa emërimi i Endri Fugës si drejtor u njoftua vetëm pak ditë më pas, më 29 shtator 2021.


Video