“As kecat nuk kanë për ta votuar”/ Kritikoi kolegen e saj, PS ulësen e deputetes shkodrane ja jep Çakërrit të Vlorës!

18 June 2026, 13:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“As kecat nuk kanë për ta votuar”/ Kritikoi kolegen e saj,
Briseida Çakërri/ Marjana Koçeku

Deputetja Marjana Koçeku mungoi në seancën plenare të kësaj të enjteje, vetëm pak ditë pasi shpalli largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Në sallën e Kuvendit, vendi ku ajo ishte ulur deri më tani nuk ishte më i lirë.

Karrigia e saj ishte zënë nga deputetja socialiste e Vlorës, Briseida Çakërri, një lëvizje që u vu re menjëherë në sallë dhe që u interpretua si një sinjal i qartë i distancimit të shumicës nga deputetja e Shkodrës.

Ndërsa Koçeku nuk ishte e pranishme, ndryshimi i vendit të saj në sallë tërhoqi vëmendjen mes zhvillimeve të fundit politike që pasuan largimin e saj nga PS.


Video