Berisha ankohet për procesverbalin e Kuvendit: Më keni censuruar! Keni tmerr nga fjala ime

18 June 2026, 10:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha ankohet për procesverbalin e Kuvendit: Më keni censuruar! Keni
Sali Berisha, Kuvend

Teksa mori fjalën në Kuvend, kryetari i PD, Sali Berisha, tha se fjalët e tij në procesverbal janë censuruar.

Ai kërkoi edhe ndryshimin e rendit të ditës duke kërkuar ta përqendronte te raporti i Parlamentit Europian, të miratuar të mërkurën.

“Në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Gjithçka lexuat ju aty është sfide, karshillëk, përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve që kanë një axhendë, më të drejtën ndonjëherë, që u mbështet fuqimisht nga PE dje. Ky parlament s’mund të ketë axhendë tjetër sesa protesta e qytetarëve. Tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës. Mendoj se ky është detyrimi në mënyrë absolute i këtij parlamenti”, tha Berisha.


Video