ARRESTIMET e SPAK në universitetin Bujqësor në Kamëz, Rama: 24 masa sigurie pa gjyq, rektori Sallaku do FLASË para grupit të PS!

25 Shkurt 2025, 10:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rektori i universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku dhe kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur se janë masa të lëshuara sipas tij, pa gjyq.

Kreu i qeverisë ka njofuar se nesër më 26 shkurt, në orën 9:00 do të mblidhet  Grupi Parlamentar i PS, i cili do të dëgjojë me kërkesën e Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

Sipas kryeministrit, vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht.

Postimi i Ramës

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë.

Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë.


Video