ZGJEDHJET/ KQZ regjistron PARTITË e REJA dhe të vjetra, mes tyre PS, PD dhe PL!

24 Shkurt 2025, 15:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arlind Qori/ Agron Shehaj/ Adriatik Lapaj/ Endri Shabani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar në zgjedhjet e parlamentare 15 partitë e para politike.

Mes partive politike të regjistruara në zgjedhjet e 11 Majit, janë Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe Partia Socialiste.

Vendimi u mor nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme.

Partitë e regjistruara:

Partia Shqipëria me kryetar Adriatik Lapaj

Partia Nisma Thurje me kryetar Endrit Shabani

Partia Lëvizja Bashkë me kryetar Arlind Qorin

Partia Mundësia me kryetar Agron Shehajn

Partia Demokristiane me kryetar Nard Ndoka

Partia Lëvizja Legalitetit me kryetar Shpëtim Axhami

Partia Kristiandemokrate e Shqipërisë me kryetar Dhimitër Muslia

Partia Kombëtare Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzi

Partia Demokratike e Shqipërisë me kryetar Sali Berishën

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë me kryetar Zef Bushati

Partia Balli Kombëtar Demokrat me kryetar Artur Roshin

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri

Partia Balli Kombëtar me kryetar Adriatik Alimadhi

Partia e Lirisë me kryetar Ilir Metaj

Partia Socialiste e Shqipërisë me kryetar Edi Ramën.


Video