Apeli i la të pandryshuar masën e sigurisë, Berisha: Asnjë risi!

21 Nëntor 2023, 13:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, ka komentuar në një konferencë me gazetarët pasditen e së martës, vendimin e marrë nga Apeli për të dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetimet për dosjen “Partizani”.

"Nuk ka asnjë risi në vendimet që dëshmojnë kontrollin e plotë dhe total të sistemit të drejtësisë. Shndërrimin e saj në degë ekzekutivi, nga narko-diktatura. Korrupsioni bëhet edhe duke zbatuar ligjin.

Nuk kam asnjë lidhje me vendime që shkelin Kushtetutën. Po, e kam thënë, të dërgojnë kërkesën në parlament, dhe unë e votoj. Vota ime është që Sali Berisha, të shkojë të paraqitet për t’u marrë në pyetje", tha Berisha.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi masën e sigurisë për ish-kryeministrin, ndërsa dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, iu lehtësua masa e sigurimit, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Megjithatë, për Berishën asnjë risi nuk ka në këto vendime, por vetëm sa dëshmohet, siç u shpreh ai, kontrollin total të drejtësisë nga qeveria.

Në bazë të masës së sigurisë që i është caktuar, kreu i Grupimi të Rithemelimit në PD, do duhet të paraqitet dy herë në muaj përpara policisë gjyqësore, e megjithatë ai la të kuptohet se nuk do të respektojë “asnjë masë që është vendosur në kundërshtim me Kushtetutën.”

Video