
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë, ku për disa seanca me radhë puna e këtij institucioni është bllokuar për shkak të kaosit të shkaktuar nga opozita.
Përmes një reagimi, Ambasada e Britanisë i bën thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.
“Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.
U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.