Ministri grek takon Belerin në burgun e Durrësit, një ditë para seancës së radhës

21 Nëntor 2023, 16:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Beleri

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou ka mbërritur sot në qytetin e Durrësit, ku është takuar me Fredi Belerin, i cili ndodhen në burg prej disa muajsh.

Vizita e Papastavrou përkon me gjyqin e radhës ndaj Belerit, që do të zhvillohet ditën e nesërme, dhe ku ai kërkon lirinë për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Ministri grek e njoftoi vizitën në orën 12:00 të ditës së sotme, dhe mbërriti në durrës së bashku me një grup gazetarësh dhe kameramanësh të televizioneve greke, të cilëve u dha një intervistë pasi takoi Belerin.

Greqia e ka bllokuar rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke pretenduar se Belerit po i shkelen të drejtat.

Beleri u burgos me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, dy ditë para votimeve në 14 maj, pasi u kap në flagrancë me shuma parash dhe lista votuesish që i përdorte për të blerë vota.

Video